E diel, 22 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkodër, lirohet drejtori i tatimeve

Drejtori i tatim taksave në Shkodër është liruar nga burgu me vendim të gjykatës, e cila ka vendosur ndaj tij masën detyrim paraqitje. Hysaj u arrestua pas urdhër ndalimit të Prokurorisë, e cila e ka hetuar për shpërdorim detyre. Nga hetimet rezultoi se Hysaj ka abuzuar me dhënien ne mënyre te paligjshme të TVSH-së. Organi i akuzës sqaroi se ai i ka rimbursuar Tatimin e Vlerës se Shtuar ne shumen 10 milion leke, një subjekti qe drejtohej nga djali i motrës së tij. Por ky biznes e kishte humbur te drejtën e marrjes se TVSH, pasi nuk kishte shlyer me pare detyrimet doganore për disa blerje nga importi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë