Pavarësisht apelit te bere nga Këshilli Studentor qe te vijoje rregullisht procesi mesimor pasi shfuqizimit te pikes se 4 te VKM-se, të rinjte që janë pjesë e Universitetit të Shkodrës kanë vijuar kete te premte bojkotin e mesimit dhe protesten e tyre për plotesimin e 3 pikave të tjera për të cilën nisën kauzën e  tyre pak ditë më parë.

 

Mbrëmjen e së enjtes, Këshilli Studentor i këtij Universiteti doli zyrtarisht me një deklarate ku falenderonte studentet qe u bene pjese e protestes diten e enjte duke konfirmuar se qëllimi I nisjes së protestes ishte arritur, pra heqja e pikes ku sanksionohej pagesa e tarifes per provimet e mbartura.

 

Por studentet e Shkodrës pavaresisht ketij qendrimi te  strukturave që ata i përfaqësojnë, kane dalë në rrugë edhe këtë të premte ne Shkodër për të kërkuar nga Ministria e Arsimit vetë drejtuesit e Universitetit të tyre që plotësojnë 3 kërkesat e tjera që, vetë Ministria tha se do të negociohen.

 

Studentet e Shkodrës kanë marshuar në rrugët e qytetit me pankarta në duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *