E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkodër, keqtrajtuan fëmijët jetime

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e 5 punonjësve te qendrës rezidenciale te fëmijëve te këtij qyteti, mes te cilëve edhe ish-drejtoreshën e institucionit. Mësohet se nga hetimet paraprake keta punonjës kane abuzuar me fëmijët. Ne nje njoftimin per shtyp te organit te akuzës thuhet se vendimi i Prokurorisë erdhi pas sinjalizimit qe ky institucion mori nga avokati i popullit, ku evidentohet se kishte te dhëna qe personeli kishte dhunuar fizikisht. Dyshohet se disa prej te vegjëlve ishin vene ne pune me detyrim. Sipas Prokurorisë punonjësit do te përballen me akuzën e shpërdorimit te detyrës, si dhe keqtrajtim te te miturve. Pas këtij skandali ka reaguar edhe ministri Blendi Klosi, ai ka dënuar këtë ngjarje te rende dhe i kërkon Prokurorisë te zbardhe sa me pare te vërteten. Sipas Klosit abuzuesit duhet te ndëshkohen.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë