E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkodër, kapen tre persona të shpallur në kërkim

Në vijim të masave për personat e shpallur në kërkim për trafikim për drogë, janë vënë në pranga tre persona në Shkodër.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit me iniciale P. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Gj. L., 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër dhe shtetasit kosovar  F. M., 43 vjeç.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se të dy këta shtetas ishin dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër, me 5 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Ndërkohë që shtetasi me iniciale Gj. L., re Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

 

Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe 43 vjeçarit, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë