Subscribe

Kane përfunduar ne pranga 6 personat qe shkëmbyen zjarr mbrëmjen e te dielës ne qendër te Shkodrës, duke terrorizuar qindra banore e kalimtare. Pak ore pas ngjarjes, ku shenjeshter e breshërisë se plumbave u be Donald Shtjefni, blutë e qytetit verior prangosen vëllezërit Behar e Ilir Bajri, te dënuar me pare si dhe shokun e tyre Bledar Lekaj, edhe ky me precedent te mëparshëm penal. Policia arrestoi gjithashtu edhe kushëririn e Donald Shtjefnit, Kristjan Shtjefni si dhe mikun e tyre Patrik Salaj. Masa e arrestit u mor edhe per objektivin e sulmit me armë, Donald Shtjefni. Ky i fundit sapo ishte kthyer nga Anglia, ndërsa nuk figuron të ketë precedent penal, pavarësisht se rezulton me mbiemër të ndryshuar. Ai i është kundërpërgjigjur me zjarr atentatorëve, të cilët e qëlluan me kallashnikov teksa ai po lëvizte me makinën e tij “BMW X5”.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por fakti që Shtjefni ka pasur armë me vete, tregon se ai po mbrohej. Nderkohe, policia dyshon per hakmarrje. Pas ngjarjes, ne ikje e sipër, autorët u aksidentuan në fshatin Golem të Shkodrës, disa km larg vendit ku kryen atentatin. Makina e tyre përplasi nje motor dhe doli nga rruga. Ata kane tentuar ta braktisin mjetin duke u larguar ne këmbe, por janë prangosur nga policia. Gjate kontrollit ne makine, por edhe ne vendngjarje, policia sekuestroi 10 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja model 54, dy armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik, 5 krehra automatiku, 2 krehra pistoletë, si edhe 2 automjete e 4 aparate celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *