E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Vendi

Shkodër/ Kapen 8 kamionë me dru, gjobiten shoferat

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

 

Gjatë operacionit të zhvilluar janë kapur 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila sipas policisë ka qenë e siguruar në mënyrë të paligjshme.

 

Reklamë

Drejtuesit e kamionëve janë ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.  Ndërkohë u sekuestruan dhe 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

 

Policia njofton se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë