Subscribe

Katër grabitës i kane mbajtur ne gatishmëri policinë e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte ne ketë qytet. Rreth orës 13 te se dielës uniformat blu u njoftuan nga banoret e një pallati se katër persona po realizonin grabitjen e banesës ne lagjen “Rus”, e cila është ne pronësi te biznesmenit Sabah Rreshketa. Kaq ka mjaftuar qe nje numër i madh forcash te mbërrijnë ne vendngjarje dhe te blindojnë objektin. Uniformat blu kane mbajtur te rrethuar pallatin per afro nje ore, duke krijuar madje edhe nje perimetër sigurie, pasi mendonin qe grabitësit mund te ishin edhe te armatosur. Por ne fakt autoret ishin larguar nga banesa përpara vendosjes se rrethimit. Pasi kishin tentuar hapjen e derës se blinduar katër personat e braktisen planin kur dëgjuan sirenat e alarmit. Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte u vunë në ndjekje, por pa sukses. Ndërkohë në pranga ra një bashkëpunëtor qe mesa duket ishte pozicionuar disa metra larg pallatit per te dhëne sinjalizimin. Sipas njoftimit zyrtar te policisë se Shkodrës, në shtëpinë e 58-vjeçarit Sabah Rreshketa u thye brava e derës. Por kjo u be nga efektivet me qëllim kapjen e autorëve që dyshohej se mund te ishin fshehur brenda. Pas kontrollit ne banese nuk u konstatua asnjë shenje vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *