Subscribe

Një çift te moshuarish kane renë pre e grabitjes me armë në banesën e tyre mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Shtoj i Ri te Shkodrës.

 

I zoti i shtëpisë Gjergj Marinaj rrëfen momentet e tmerrit kur 3 grabitësit hynë brenda teksa 78 vjeçari e bashkëshortja e tij ndodheshin në gjumë.

 

“Kam qenë në gjumë. Ka qenë ora 1:30 kur dëgjoj disa persona që më kishin hipur mbi shpinë teksa flija. Më kanë lidhur këmbët dhe më pas më kanë goditur disa herë me grushte në bark dhe në kokë duke më kërkuar para. Më përpara kanë dhunuar edhe gruan ndërsa në dorë mbanin edhe armë.”

 

Dy te moshuarit jetojnë prej kohesh te vetëm dhe mesa duket grabitësit e kane shfrytëzuar kete fakt. Gjergj Marinaj tregon se kjo nuk është hera e parë qe kjo zonë bie pre e grabitjes.

 

“Kanë gjetur 850 euro dhe më pas janë larguar. Jam shumë i shqetësuar për çfarë ka ndodhur sepse nuk i kemi borxh askujt. Jemi të frikësuar. Ne kemi qenë të vetëm në shtëpi sepse fëmijët janë të shpërndarë. Në këtë zonë gjithnjë e më shumë po shtohen rastet e vjedhjeve dhe kjo është problem. Shpresoj që policia të gjejë autorët.”

 

Grabitësit kane mundur te largohen duke përfituar edhe nga errësira. Ndërkohë policia ende nuk ka asnjë te dhëne per autoret e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *