Gjatë ditës së djeshme ekipi i kërkim-shpëtimit i repartit FNSH Shkodër, i trajnuar nga “IPA FLOODS” dhe i pajisur me të gjitha mjetet e shpëtimit, evakuoi 17 shtetas të izoluar nga uji, në fshatin Bilaj dhe Murqin.

 

Policia njofton se gjatë operacionit të kërkim shpëtimit, forcat e FNSH-së kanë kontrolluar 13 banesa për persona që mund të ishin në nevojë për evakuim.

 

Efektivë të tjerë të FNSH-së, kanë monitoruar situatën në tokë duke u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *