Subscribe

Një lojë pokeri dyshohet se ka qenë “molla e sherrit” që solli tragjedinë me 2 të vdekur e 4 të plagosur mbrëmjen e së hënës në një lokal në Dajç, në Shkodrës. Viktimat janë Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Ndërsa katër të plagosurit janë Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.Ndërsa autori i kësaj ngjarje është identifikuar Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Dëshmitaret, ne vendin e ngjarjes i thane policisë se Parubi me automatik ne dore, hyri brenda ambienteve të lokalit, pak përpara orës 23:00 dhe hapi zjarr në drejtim të një tavolines, ku ndodheshin gjashtë persona. Pasi qëlloi me breshëri në drejtim të tyre, autori u larguar menjëherë. Mësohet se me herët, ai kishte qene ne te njëjtën tavoline, ku kishte nisur edhe konflikti për lojën e bixhozit mes tij. Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) bllokuan akset dalëse nga Dajçi në drejtim të Shkodrës. Kërkimet për kapjen e 33-vjeçarit janë shtrirë në zonën e Nënshkodrës. Ka te dhëna se Parubi mund të jetë larguar në drejtim të Malit të Zi. Marçel Shpijati qe e ka ndihmuar Miklovan Parubin të largohet është vetëdorëzuar në polici. Policia konfirmon zyrtarisht se autori i krimit te rende, njihet si përdorues droge me probleme emocionale. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka vendosur një shpërblim prej 500.000 lekësh, për çdo informacion që çon në saktësimin e vendndodhjes së autorit, duke ruajtur anonimatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *