E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkodër, dy në pranga për kanabis

Dy persona janë arrestuar në Shkodër këtë të hënë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ata janë Pal Pepaj, 37 vjeç dhe Lazër Lumi 52 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Lazër Lumit, policia gjeti dhe sekuestroi 1050 kubikë të dyshuar si bimë të kanabis sativa. Uniformat blu gjeten gjithashtu një armë zjarri pushkë dhe një krehër me dy fishekë. Të arrestuarit akuzohen për “prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake dhe municionit” dhe “kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë