E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkodër/ Dezinkfetohen shkolla, institucione publike, rrugë dhe sheshe

Paralelisht ne dezinfektimin  e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve e shesheve me densitet të lartë lëvizje të qytetarëve.

Në orët e para të mëngjesit janë dezinfektuar pedonalet e qytetit, ajo “Kol Idromeno”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”.

Në vijimësi, do të dezinfektohen edhe rrethrrotullimet kryesore, sheshet dhe rrugët pranë institucioneve të rëndësishme në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Nga data 9 mars 2020, kur në Shqipëri u konstatuan rastet e para me COVID-19, Bashkia e Shkodrës ka hartuar një plan të detajuar veprimi dhe masash të nevojshme për pengimin përhapjes së virusit tek qytetarët.

Bashkia e Shkodrës fton qytetarët e bisneset të zbatojnë me rigorozitet masat e higjenës personale, të dezinfektojnë ambjentet ku jetojnë e punojnë dhe të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet dhe qarkullimin e panevojshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë