E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkodër/ Breshëri plumbash drejt lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”

Lokali drejt të cilit u qëllua mbrëmjen e kësaj të marte me armë zjarri është në pronësi të një efektivi të forcave “Shqiponja”.

Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se bëhet fjalë për biznesin e policit Albert Pjetri.

Ngjarja u regjistrua pak minuta më parë në në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, në Shkodër.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga FNSH Shkodër.

Më shumë video

Reklamë