E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 orë më parë
Vendi

Shkodër, banoret përplasen me policinë

Policia ka tentuar te nxjerre me force nga shtëpitë, 20 familje qe prej vitesh banojnë ne ndërtesat e ish-gjeologjisë Shkodër. Kjo pas vendimit te përmbarimit, i cili kërkon te ktheje token tek pronari. Mes banorëve dhe policisë ka patur tensione, përplasje verbale dhe fizike. Një 15-vjeçar është shoqëruar në komisariat, pasi ka goditur shefin e policisë së Shkodrës. Banorët pretendojnë se zyrtari i ka provokuar. Ndërkohë një grua është dërguar në spital, pasi ka qenë e sëmurë me zemër dhe ka humbur ndjenjat. Banorët thonë se nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre, madje kanë bllokuar me gurë rrugën kryesore, për të penguar përmbarimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë