E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkodër, arrestohet polici me 10 kg drogë

Është arrestuar gjatë natës nënoficeri i policisë Zef Mirashi në Shkodër, pasi kishte në makinën e tij10 kilogramë drogë.
Operacioni është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës nga SHKB dhe Anti-Droga. Sipas informacioneve Mirashi kishte disa muaj që ishte në hetim nga SHKB dhe Anti-droga. Veç arrestimit të efektivit të policisë janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij. Zef Mirashi ishte me detyrë shef i stacionit të policisë në Theth. Ai kishte 15 vite që mbante veshur uniformën e policisë dhe kishte gradën nënoficer. Lënda narkotike e tipit cannabis sativa iu gjet në bagazhin e makinës. Sipas informacioneve të para dyshohej se kjo lëndë narkotike do të shpërndahej në qytetin e Shkodrës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë