Subscribe

Funksiononin si një grup mafioz dhe të ardhurat i siguronin përmes shantazhit dhe gjobave që u vendosin bizneseve. Por aktiviteti i anëtareve te bandës ne Shkodër, ka marrë fund këtë të shtunë.

 

Forcat RENEA ndërhynë për të arrestuar grupin kriminal prej 8 personash. Në pranga ka rënë koka e bandës, Muhamet Lici dhe shtatë persona të tjerë, bashkëpunëtorë të tij. Banda e drejtuar prej Licit dhe e përbërë nga 25 persona, u vendoste gjoba bizneseve të ndryshme në Shkodër.Arrestimi i tyre ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka lëshuar 8 urdhër arreste për “Shtrëngim për marrje pasurie”.

 

 

Hetimet zbuluan se drejtuesit angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.

 

Janë të paktën 40 tregtarë të cilët kanë paguar gjobën mujore tek banda, nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri në shkurt të 2017-ës, kohë kjo kur mendohet se ky grup ka ushtruar veprimtarinë kriminale. Banda shantazhonte tregtarët se nëse nuk paguanin shumën në fund të muajit, do iu dëmtonin bizneset, ndërsa i kërcënonin edhe me jetë. Ata ishin kthyer ne tmerrin e tregtareve dhe sipërmarrësve ne qytetin verior.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *