E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shkëndija ndëshkohen 3-0 nga Salcburgu

Shkëndija mposhtet me rezultatin 3-0 nga ekipi austriak i Salcburgut.

 

Tetovarët u eleminuan në ndeshjen e parë në turin e tretë eliminator në Champions League. Ekipi i Shkëndijës u ndëshkuan dy herë që në pjesën e parë, ku të dy golat i shënoi Dabur, nga ku një me 11-metërsh. Ndërkohë, në të dytën ishte Samaseku, i cili shënoi gjithashtu me një penallti tjetër.

 

Shkëndija duket se luan vetëm për prestigj ndeshjen e kthimit në Maqedoni, dhe tashmë me siguri mendon për fazën play-off në Europa League, ku do të luajë për të siguruar grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë