Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Shkencëtarët thonë se një test jo-invaziv nga flokët mund të zbulojë sëmundjes së Parkinsonit

6 Mars 13:25

Një studim paraprak sjell rezultate intriguese, mostrat e flokëve të personave me sëmundjen e Parkinsonit treguan nivele dukshëm më të ulëta të hekurit dhe bakrit, ndërsa njëkohësisht vlera të rritura të manganit dhe arsenit. Autorët e studimit, të udhëhequr nga biologu Ming Li nga Hebei University, thonë se gjetjet e tyre kanë “potencial të lartë diagnostik” kur bëhet fjalë për sëmundjen e Parkinsonit. Gjetja e një mënyre jo-invazive, por të besueshme për diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit ka qenë prej kohësh sfidë.

Edhe pse disa biomarkerë nga gjaku kanë treguar rezultate premtuese, flokët kanë një përparësi të veçantë, mund të ruajnë një “regjistër” afatgjatë të ekspozimit të organizmit ndaj substancave të ndryshme. Dihet se flokët grumbullojnë metale të rënda nga ushqimi dhe mjedisi. Ndryshe nga gjaku, pështyma apo urina, që pasqyrojnë gjendjen e momentit, flokët mund të japin pasqyrë për një periudhë më të gjatë të ndryshimeve shëndetësore

Shkaku i saktë i sëmundjes së Parkinsonit ende nuk është sqaruar plotësisht. Megjithatë, hulumtime të mëhershme kanë sugjeruar lidhje me çrregullime të mikrobiotës së zorrëve, ushqyerje jo të shëndetshme, veçanërisht të pasur me ushqime ultra të përpunuara, si dhe ekspozim ndaj ndotësve si pesticidet. Në eksperimente me modele të minjve, studiuesit kanë vërejtur gjithashtu nivele të ulëta të hekurit në flokë. Ky ndryshim u lidh me mosfunksionim të barrierës së zorrëve. Te kafshët me simptoma të ngjashme me Parkinsonin u vu re ulje e shprehjes së gjeneve përgjegjëse për absorbimin e hekurit, rritje e aktivitetit të gjeneve të lidhura me absorbimin mikrobik të hekurit dhe mungesë e mundshme sistemike e hekurit

Te njerëzit, ndryshimet në bakteret e zorrëve shpesh shfaqen vite përpara vendosjes së diagnozës. Gjithnjë e më shumë prova tregojnë për një komunikim të fortë midis zorrëve dhe trurit, dhe duket se flokët mund t’i “regjistrojnë” ndryshimet që ndodhin në këtë sistem kompleks. Gjetja më e qëndrueshme, si te njerëzit ashtu edhe te minjtë, ishte pikërisht rënia e nivelit të hekurit në flokë.

Një e dhënë interesante lidhet edhe me nivelin e rritur të arsenit në flokët e të prekurve. Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të lidhet me faktorë mjedisorë, por edhe me ushqyerjen. Në këtë studim me përmasë më të vogël, personat me sëmundjen e Parkinsonit raportuan konsum më të shpeshtë të organeve të kafshëve dhe të frutave të detit, ushqime që mund të përmbajnë sasi më të larta të arsenit. Ekipi kërkimor vlerëson se lidhja midis mikrobiomës së zorrëve dhe gjeneve të përfshira në metabolizmin e hekurit është “provë themelore” e ndërlidhjes së këtyre sistemeve në kontekstin e patologjisë së ngjashme me sëmundjen e Parkinsonit.

Rezultatet lidhen edhe me një studim të vitit 2025, i cili sugjeroi çrregullim të rregullimit të hekurit në tru, gjak dhe zorrë te pacientët me sëmundjen e Parkinsonit. Megjithatë, ky hulumtim u krye me një numër më të vogël pjesëmarrësish dhe do të nevojiten studime më të mëdha për t’i konfirmuar gjetjet dhe për të sqaruar mekanizmat që e lidhin mungesën e hekurit me zhvillimin e sëmundjes.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Floket Parkinsonit Test

Nga e njëjta kategori

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin për pazar në Greqi e Maqedoni

më shumë...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U bashkuan edhe socialistë!

më shumë...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.