Shkencëtarët kanë kritikuar rregullin për të kryer karantinë dy-javore me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke ju referuar rastit të Britanisë së Madhe, Mark Woolhouse nga Universiteti i Edinburgh tha se një masë e pakuptimtë.

“Nuk ka kuptim si një masë e shëndetit publik. Kur karantinohen njerëzit që vijnë nga jashtë është një ide me të vërtetë e mirë kur ekziston një probabilitet i lartë që ata të kenë infeksionin. Ka shumë raste që vijnë dhe karantina sjell një përfitim të padukshëm nga pikëpamja e shëndetit publik.”

Udhëtarët që mbërrijnë në Britani nga e hëna do të duhet të bëjnë karantinë për dy javë ose do të gjobiten. Kjo do të thotë që ata që britanikët që do të pushojnë këtë verë jashtë, do të duhet të llogarisin edhe izolimin 14-ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *