Shkencëtarët kinezë kanë arritur me sukses të prodhojnë llojin unik të orizit, i cili rritet në ujë të njelmët, dhe i cili mund të ushqejë rreth 200 milionë njerëz në botë.
Studimi është kryer në Qendrën për kërkim dhe hulumtim në Chingdao, ku shkencëtarët merren me rritjen e orizit rezistues ndaj ambientit të njelmët dhe alkal, në krahinën Shandong. Orizi i quajtur juen mi, është prodhuar me ndihmën e ujit të Detit të Verdhë.
Ndryshe mbi 50% e popullsisë botërore rreth 60% e kinezëve konsumojnë oriz. Sipas të dhënave të OKB-së, vitin e kaluar në botë kanë qenë 815 milionë njerëz të uritur, ose 38 milionë më shumë se sa në vitin 2015, andaj shtimi i sasisë së këtij ushqimi të rëndësishëm mund të zbusë urinë në vendet e prekura nga
varfëria dhe mungesa e ushqimit.