Prej gati dy vjetësh, që kur Covid u bë pandemi globale dhe njerëzit po shfaqnin shenja të tij thuajse në të gjithë botën, një nga simptomat kryesore që e identifikonte virusin e rrezikshëm ishte humbja e nuhatjes dhe shijes.

 

Por përse ndodh kjo? Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar për herë të parë faktorët gjenetikë përgjegjës që na bëjnë të mos ndiejmë aroma apo shije kur infektohemi me Koronavirus. Shkencëtarët kanë analizuar gjenomin e plotë të pothuajse 70 mijë njerëzve, ku kanë zbuluar për herë të parë faktorë rreziku gjenetik që luajnë një rol vendimtar nëse një pacient me Covid-19 do të përjetojë apo jo humbje të nuhatjes dhe/ose shijes. Kjo humbje është një tipar i dallueshëm i infeksionit me koronavirus, megjithëse jo të gjithë pacientët e shfaqin atë, por ende nuk është e qartë pse ndodh kjo. Studimi i ri tregon se ka një sfond gjenetik për dallimet e vëzhguara nga personi në person, për sa i përket humbjes së nuhatjes dhe shijes.

 

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Adam Oton i ‘23andMe Inc.’, një kompani e modifikuar gjenetikisht që botoi revistën Nature Genetics, analizuan gjenomet e plota të gati 70,000 njerëzve mbi moshën 18 vjeç në Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Disa variante gjenetike afër dy gjeneve (UGT2A1 dhe UGT2A2) janë gjetur se rrisin 11% mundësinë e një individi për të përjetuar një humbje të nuhatjes ose shijes pas një infeksioni me koronavirus.

Këto dy gjene kodojnë enzimat që janë të shprehura në qeliza, të cilat janë të pranishme brenda hundës dhe janë të përfshira në zbulimin e aromave. Zbulimi hedh më shumë dritë mbi mekanizmat biologjikë themelorë të humbjes së nuhatjes ose shijes së Covid-19./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *