Subscribe

Ndryshimi i kufijve mes Kosoves dhe Serbise vijon te jete ne focus te lidereve politike ne Kosove. Kryeministri ne detyre Albin Kurti i ka derguar nje leter Zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence me ane te se ciles ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shëmbim territorial dhe për ndarje të Kosovës.

Keshtu ka bere te ditur zedhenesi i qeverise Perparim Kryeziu.

Sipas kabinetit Kurti, kreu i shtetit ne lidhje me shkembimin territorial nuk e  informuar sic duhet te derguarin e SHBA per dialogun Richard Grenell.

Vete thaci ne nje dalje perpara gazetareve nuk ka komentuar letren drejtuar zevendespresidentit amerikan, por ka vene ne dukje se marreveshja me beogradin arrihet duke respektuar ne terresi integritetin territorial.

HASHIM THACI

PRESIDENT I KOSOVES

Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane dhe të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshojë askush duke respektuar ne terresi integritetin territorial.

Ndersa kreu i lidhjes demokratike Isa Mustafa, nenvizon se askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës.

ISA MUSTAFA

KRYETAR I LDK

Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun. Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij.

Shkembimi i territoreve me serbine ka pasur mbeshtetjen e presidentit Thaci dy vite me pare, por eshte kundershtuar ne menyre te vazhdueshme nga Kurti dhe nga paraardhesi I tij Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *