Subscribe

Publikimi i të dhënave nga INSTAT se importet dhe eksportet të vitit 2015-të janë në rënie, Ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj i shpjegon me faktin se janë ulur çmimet e mallrave në tregjet globale, ku dominon ai i karburanteve. Në një intervistë për Vizion Plus, Ahmetaj thotë se sasia e mallrave që kanë hyrë dhe dalë në Shqipëri gjatë vitit të shkuar në fakt është në rritje. Arben Ahmetaj thotë se që prej datës 1 janar janë hapur ofertat për të gjithë bizneset që janë të interesuar për të investuar në fushën e aeroporteve. Ai thotë se së bashku me ministrin Haxhinasto kanë firmosur marrëveshjen e re me gjermanët, dhe shumë shpejt do të hapet Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra ose Saranda. Aeroportet nuk duhet të kenë distancë më të vogël se 100 km nga njëri – tjetri. Lidhur me akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se qeveria po jep gjithçka me koncesion, ministri i Ekonomisë thotë se aktualisht ka një kompani private, e cila administron sistemin e riskut në tatime, të cilën e ka gjetur aty nga qeveria e shkuar. Ministria e Ekonomisë ka kontraktuar kompaninë “Deloitte & Touche” për të kryer kontrollin e konsorciumit kinez që ka kërkuar për të marrë në përdorim zonën ekonomike të Spitallës. Fituesi i tenderit do të shpallet pas një muaji, kur “Deloitte” të ketë përfunduar të gjitha kontrollet.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *