Subscribe

Të shtëna armesh kanë tronditur pasditen e kësaj të diele banorët e kompleksit tek ish-parku i autobusëve në kryeqytet. Sipas policisë, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje pasi ka marrë një telefonatë në Sallën Operative, ngjarja ka pasur një të plagosur lehtë, i cili ka mundur të largohet vetë nga vendi i ngjarjes, pak minuta para se uniformat blu të mbërrinin në zonën e Parkut të Autobusëve, në Rrugën e Kavajës. Dëshmitarët thane se ngjarja ndodhi në një nga lokalet e këtij kompleksi, aty ku i plagosuri, ende i paidentifikuar ka qenë duke konsumuar një kafe. Tre të rinj i janë afruar në tavolinë dhe pasi jane konfliktuar kanë nxjerrë armën për ta qëlluar. Njeri nga plumbat, po sipas dëshmitarëve e ka prekur shënjestrën e sulmit në vesh duke e plagosur lehtë. Ndërkohë policia konfirmon se shkaktarët e kësaj ngjarjeje dyshohet se janë dy të rinj nga Kosova, saktësisht Flamur Hoti 26 vjec dhe Anton Azizi 31 vjeç, të cilët janë ndalur. Ende nuk bëhen të ditura motivet e kësaj ngjarjeje që tronditi zonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *