E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkëmbim zjarri në Lezhë

Dy persona mbetën të plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së martës tek rreth-rrotullimi i Ishull Shëngjinit në Lezhë. Marjan Nikolli dhe Tonin Kola shkëmbyen zjarri me arme, pas një konflikti të çastit që patën me dy persona të tjerë, në një nga lokalet e zonës. Pas ngjarjes, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim vëllezërit Vlad dhe Vlash Seferaj, të cilët shkëmbyen zjarr me Nikollin e Kolën, duke i lënë të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi edhe të plagosurin Nikolli, i cili dyshohet se shkëmbeu zjarr me vëllezërit Seferaj, ndonëse ai i tha hetuesve se nuk kishte lidhje me ate qe kishte ndodhur. Për plagosjen efektivët e policisë shoqëruan dhe Briken Kovacin, pasi dyshohet se shoqëroi për në spital të plagosurit dhe nuk tregoi krimin e personat e përfshirë.

Më shumë video

Reklamë