E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkëmbi bie mbi makinë, shuan familjen

Ishin nisur nga fshati Raboshte në drejtim të Toroviocës, por udhëtimi për tre amtarët e familjes Zefi u ndërpre ne mënyrë të papritur dhe tragjike.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje te Torovicës pasditen e kësaj të shtunë, kur masivi shkëmbor në këtë aks do të shkëputej, duke zënë poshtë një makinë tip “Land Rover” , në të cilën udhëtonin tre persona.

 

Reklamë

Për pasojë humbën jetën dy vëllezër Valentin dhe Edmond Zefi 29 dhe 31 vjeç, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Alda Zefi 21 vjeç. Por ngjarja rëndohet akoma më shumë, pasi familjarët konfirmojnë se gruaja ishte shtatzënë.

 

Policia bën me dije se në momentin e shkëputjes së shkëmbit asnjë prej viktimave nuk ka mundur të dalë nga makina, duke bërë që të humbin jetën tragjikisht mes gurëve.

 

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, autoambulanca nga spitali i Lezhës, si dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit bënë të mundur edhe nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjeti i zënë poshtë nga gurët.

Më shumë video

Reklamë