Subscribe

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për 5 personat e arrestuar nga policia per trafikimin e lëndëve narkotike të llojit ekstazi. Në këtë operacion u sekuestruan 11.300 doza  me vlerë afro 400 mijë euro.

 

Arrest me burg u caktua për dy shqiptarët e Kosovës, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

 

Besnik Mujeci ishte pjese e Vetëvendosjes dhe u përjashtua nga strukturat e partise  menjehere pas arrestimit.

 

Ky grup kriminal kishte si pika të tregtimit zonat e lokaleve të natës ne ish Bllok si dhe disa qytete bregdetare.

 

Droga sillej nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës, ndërkohë më pas trafikantet e shpërndanin me mjete të marra me qira. Shpërndarja e drogës bëhej në vende publike me lëvizje të shumta .

 

Policia tha se është e pamundur që të kontrollohen të gjitha mjetet në doganë për shkak të fluksit sidomos gjatë sezonit veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *