E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shkëlzen Gashi vijon të shënojë

Shkëlzen Gashi vazhdon te tregoje nje forme te shkëlqyer ne kampionatin amerikan dhe ky është nje lajm shume i mire për trajnerin e kombëtares Xhani De Biasi, ne prag te sfidës me Maqedoninë. Sulmuesi kuqezi ka gjetur me ne fund edhe vazhdimësinë e shënimit te golave me klubin e tij Kolorado Rapids. 28-vjeçari shënoi golin e vetëm te skuadrës së tij në humbjen 2 me 1 në fushën e Real Salt Lake në javën e 27 te konferencës se perëndimit. Gashi luajti 90 minuta te plota si titullar ne rolin e ri tashme si fantazist ne skuadrën e drejtuar nga trajneri Mastroeni. Kaluan vetëm 4 minuta loje ne Rio Tinto Stedium kur Baxhi provoi me te majtën nga distance, topi u devijua nga portieri vendas Beckerman, por Gashi qe ndoqi mire aksionin goditi me te majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit. Per Gashin ky ishte goli i katërt qe kur iu bashkua Kolorado Rapids dhe i dyti radhazi. Skuadra e Gashit, nuk mundi dot ta mbaje këtë avantazh pasi vendasit shënuan dy here me Movsisian ndërsa nje detaj interesant është se Real Salt Lake humbi edhe dy 11-metersha ne pjesën e dyte. Konferenca e perëndimit kryesohet nga Dallas me 45 pike, 2 me shume sesa Kolorado Rapid dhe Salt Lake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë