Subscribe

Mund te mos jete tashme nje preference e Xhani De Biasit, por Shkëlzen Gashi vazhdon te jete nje nga lojtaret me nje forme ne kampionatin amerikan te futbollit. Edhe ne ndeshjen e fundit qe mbyll sezonin e rregullt ne MLS, 28-vjecari shënoi per skuadrën e tij duke u shpallur njeriu i ndeshjes nga tifozët vendas. Ne Denver Kolorado Rapids e mbylli takimin ne barazim 1-1 kundër Hjuston Dinamo. Ishin miqtë qe gjeten rrjetën qe ne minutën e 20 me Venger, por te zotet e shtëpisë u kundërpërgjigjen ne te dytën, kur Gashi pas nje pasimi te Hairston shënoi golin e barazimit ne minutën e 67 nje rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fund. Per Shkëlzen Gashin ky ishte goli i 9 ne kampionat, ndërsa ka dhuruar edhe 4 asiste per shokët e tij. Per Kolorado Rapids ky ishte nje barazim mese i mjaftueshëm, duke e mbyllur konferencën e perëndimit ne vend te dyte, dy pike me pak se Dallas, ndërsa per here te pare ne histori e mbyll kete turne pa asnjë ndeshje te humbur ne shtëpi. Tashme skuadra e Gashit kualifikohet automatikisht per ne çerekfinale, aty ku do te sfidoje fituesin e çiftit Sporting Kansas – Siatell Saunders. Kujtojmë qe Gashi nuk u ftua nga trajneri italian per dy takimet kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës, duke marre kritika per zgjedhjet e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *