Subscribe

Tingujt e violinës së tij të pushtojnë, lodrimi me të dhe gjithçka që pritet të mbërrijë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit tanimë ka përfshire të gjithë ata që kanë zgjedhur të shijojnë artin e tij. Shkëlzen Doli ka mbërritur në Tiranë për të performuar në një koncert së bashku me ansamblin e këngëve dhe valleve popullore. Jeta e tij në Vjenë nuk e ka larguar aspak nga muzika shqiptare. Sepse para se të jetë një muzikant klasik, ai preferon të servirë artin e tij, të pastër ashtu sikurse do të duhet të jetë ai. Edhe pse e konsideron fat pas një pune të gjatë muzikën shqiptare në koncertin e fundvitit në Vjenë, ai premton të tjera surpriza për publikun shqiptar. Doli rrëfen dhe zbulon për Vizion Plus se në ditët e para të 2017-ës do të sjellë Vjenën në Tiranë. Shkëlzen Doli ka edhe një tjetër ëndërr që tingujt më të bukur të shqipes, përfshirë edhe ato që do të përcjellë në koncertin e së shtunës, t’i regjistrojë në një CD. Në këtë mënyrë çdo shqiptar, përfshirë edhe familjarët e miqtë e tij në Kosovë që nuk kanë mundur të gjejnë bileta për të qene ne Sale, të mund ta dëgjojnë gjithnjë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *