E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkëlzen Berisha përplaset me Ballën

SHKELZEN BERISHA NE KOMISIONIN HETIMOR PER CEZ - /r/n/r/nSHKELZEN BERISHA DURING THE PARLIAMENTARY INVESTIGATIVE COMMITTEE OF CEZ -

Tension dhe akuza te ndersjellta ne  seancës e radhës per komisionin hetimor per çështjen CEZ. Djali I ish – kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka refuzuar  serish te  betohet, duke refuzuar  per kryetar Taulant Ballen, pasi sipas tij, ka konflikt interesi. Sipas Berishës, Balla është i dënuar nga gjykata për shpifje. Pas largimit te Shkelzen Berishës, kryetari i komisionit hetimor deklaroi se disponon dokumentacionin qe djali i ish-kryeministrit është i përfshire ne afera ne çështjen CEZ.

 

Pasi ka lene kryesine e kuvendit, Shkëlzen Berisha ka mohuar akuzat ndërsa deklaroi se nuk do te dëshmojë ne komision per sa kohe kryetar te jete Taulant Balla. Ndërsa kryetari i komisionit  Taulant Balla deklaroi se do te kërkojë ndërhyrjen e prokurorisë per mosdhënien e dëshmisë nga djali i ish-kryeministrit. Kjo është hera e trete qe djali i ish-kryeministrit refuzon te dëshmojë per çështjen CEZ ne komisionin hetimor te ngritur nga mazhoranca, ndërsa mungon opozita për shkak te bojkotit ne kuvend

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë