Subscribe

Në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit jeton këngëtarja e njohur mirditore, Luljeta Përbasha. Ajo na priti në portën e shtëpisë së saj që vetëm shtëpi nuk ishte. Na shoqëroi sëpari drejt dhomës ku ishte i shtrirë bashkëshorti i saj i paralizuar prej vitesh, ishte e vetmja dhomë nëse mund ta quajmë të tillë. Dhomë e cila me tepër se orendi kishte ilaçe të bashkëshortit të këngëtares.

 

Çdo gjë tjetër e kësaj ngrehine ishte e rrezikshme për të jetuar në të. Luljeta Përbasha mes lotëve na riktheu shumë vite pas tek ajo vajza mirditore shtatë vjeçare që ngjitet për herë të parë në skenë në një festival fëmijësh. Prej asaj kohe e derisa ka ardhur nuse në qytetin e Bilishtit është ngjitur në skenat e festivaleve kombëtare ashtu siç ka kënduar me grupin e Mirditës në çdo skenë të vendit tonë, ashtu siç ka kënduar edhe jashtë vendit me grupe folklorike të disa qyteteve. Luljeta Përbasha dikur drejtore e bibliotekës së fëmijëve në Rreshen, tani në moshën 60 vjeçare ndodhet në mjerim të plotë.

 

Në mungesë të një shtëpie, edhe fëmijët i largohen sepse banesa ku ata jetojnë rrezikon jetën e tyre. Për të jetuar ka bërë çdo gjë sëbashku me bashkëshortin, kanë mbledhur maleve të Devollit lajthi për ti shitur, për të siguruar kështu bukën e gojës. Luljeta Përbasha ka bërë pastruesen në shtëpi e hotele, për t’iu sjellë bukë në shtëpi fëmijëve të saj. Sepse Luljetën e kanë braktisur të gjithë. Të vetmet të ardhura në shtëpinë e saj janë 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit të saj. Të ardhura që nuk mjaftojnë për të blerë ilaçet e deri pampersat për burrin që dergjet në shtrat. Ajo mes lotësh u lutet të gjithëve, për një shtëpi ku të jetojë ashtu siç ju lutet për punë për fëmijët e saj të rritur tashmë.

 

Lotët e Luljeta Përbashës janë një apel për të gjithë ne, duke filluar nga qeveria e deri tek gjithë ata që kanë mundësinë për tiu gjendur këngërtares së njohur. Artistët përpara se të mbrojnë godina është në të mirë të tyre të mbrojnë jetët e këngëtarëve dhe artistëve që jetojnë në mjerim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *