Subscribe

Atletika, mbretëresha e sporteve ka dhuruar serish emocione te papërshkrueshme ne garat finale te Dajmond Lige ne Monako. Jo vetëm gara e fundit e Usain Bolt, por edhe disiplinat e tjera kane qene mjaft te luftuara. Ne kërcim se larti per femra rusja kampione bote ne 2015 Marija Lastiseken, nuk ka toleruar konkurrencën dhe ka siguruar medaljen e arte pasi kërceu 2. 05. Atletja ka konkurruar si neutral për shkak se Rusia nuk përfaqësohet dot prej përjashtimit prej skandalit te dopingut.

 

Emocionues ishte dueli ne 1500 metra per meshkuj mes Mamangoit dhe Cherou qe kryesonte deri ne 200 metrat e fundit, por me pas keniani e ka parakaluar ne nje sprint final mjaft te forte. Afrikanojugoret Wayde van Niekerk ne 400 m dhe Kaster Semenya ne 800 m kane dhuruar finale te mrekullueshme duke fituar ne metrat e fundit garat e tyre.

 

Ne kërcim trehapësh kolumbiania Katerine Ibarguen e ka lënë konkurrencën pas saj me nje kërcim prej 14 metra e 86 centimetra. Ne 200 metra per femra Marie Zhoze Talu ka dominuar dhe ne fund me kohen 22. 25 ndërsa Kendra Herrison beri te sajën 100 metra me pengesa.

 

Ne kercim me shkop per meshkuj fitues doli Pjotr Lisiek me 5 metra e 82 ndërsa 800 per meshkuj e fitoi Emanuel Korir. Por mbreti zbriti i fundit ne pistën e Tartanit duke tërhequr vëmendjen me te madhe ashtu si edhe ndodh përherë ne nje miting ku eshte i pranishëm Ussain Bolt.

 

Jamajkiani nuk ka zhgënjyer megjithëse nuk ka patur nje start te mire por si gjithmonë ne fund nuk ka patur histori pasi e ka lene pas konkurrencën megjithëse jo shume larg tij. Kampioni i tetëfishtë olimpik ka patur presion te madh nga amerikani Isaiah Jang sidomos ne 30 metrat e fundit por gjithsesi me kohen 9. 95 ka vendosur diktatin e tij. Jang u rendit i dyti me 9. 98 ndersa i treti afrikano jugori Akani Simbine me 10. 02.

 

Ishte pjesëmarrja e fundit ne një Dajmond Lige per Bolt, pasi ka vendosur te tërhiqet pas botërorit te Londrës ne muajin gusht. “Gjithmonë eshte bukur te fitosh, – ka thene pas garës, – koha ime po përfundon ne periudhën e duhur, çdo gja ka kohen e saj”. Edhe mbështetja e fansave ishte e ngrohte për shkak te largimit te tij nga atletika aktive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *