Subscribe

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas hapjes me forcë të zyrave të selisë së Partisë Demokratike nga shoqëruesi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Fatjon Dautaj.

 

Basha i kërkoi prokurorisë arrestimin e këtij të fundit, pasi rezulton një person i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe. Po ashtu, ai iu bëri thirrje autoriteteve britanike që të marrin në shqyrtim ekstradimin e Dautaj për vuajtjen e dënimit.

 

“Sali Berisha, nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje false, po zbrazet mbi dyert e PD, i shoqëruar nga eksponenti i krimit të organizuar, siç është Fajton Dauti, një prej narko–trafikantëve në Britani. Në prani të një familjari të tij, ish-punonjës i Policisë, Dritan Berisha. Asi është i kërkuar nga agjencia britanike dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, që ta shqyrtojnë praninë e tij. Ja ku e kanë, e kërkojnë në Angli, por është në selinë e PD, duke shkelmuar derën e PD. Ky informacion do iu përcillet organeve ligjzbatuese. hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, që e lexuan dje. Dëshpërim që vjen nga fakti se e ka kuptuar se nuk është pakicë, por i vetëm. I ndjekur nga një pakicë e çuditshme që e kanë urryer gjithmonë, që shpresojnë që të kapin ndonjë copë, dhe nga një pjesë e demokratëve të zhgënjyer. Më lini ta them fare qartë; PD i ka mundësitë që të mbrojë integritetin e institucionit të saj, nëse dikush kërkon që të përdhos institucionin. PD i kërkon prokurorisë që të arrestojë Fatjon Dauti, se kërkohet si narko-trafikant në Britani”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *