E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkeljet rrugore; policia “mbyt” shoferët me gjoba dhe heqje patente

11 makinat inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, por edhe radarët automatikë, kamerat, aparatet fotografike, dronët, dronët “edukues” dhe patrullat në lëvizje me mjete të paloguara, po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit.

 

Reklamë

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 53 leje drejtimi, 44 prej tyre, për shpejtësi që varionin nga 169 km/h deri në 176 km/h; 4 leje, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur dhe 5 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Reklamë

Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 1 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

 

Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:

٠923 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;

٠511 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

٠201 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

Vazhdo të lexosh

Reklamë