E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkelje zgjedhore në disa qendra votimi në Vlorë, qytetari kapet duke mbajtur shënime

Partia Demokratike ka denoncuar disa raste të shkeljes së ligjit zgjedhor në qytetin e Vlorës, të konstatuara nga vëzhguesit e saj në disa qendra votimi.

Në qendrën e votimit nr. 4493/1, e vendosur në shkollën “Ismail Qemali”, një shtetas me inicialet E.G. është kapur duke mbajtur shënime në një fletë dhe duke i dërguar ato përmes aplikacionit WhatsApp, një veprim i dyshimtë që u dokumentua nga përfaqësuesit e PD-së.

Reklamë

Një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar në shkollën “Marigo Posio”, ku është kapur një vëzhgues në kundërshtim me ligjin zgjedhor. Ndërkohë, edhe në qendrën e votimit nr. 4478 është raportuar një situatë e ngjashme, që sipas PD-së tregon për një model të përsëritur të parregullsive.

Partia Demokratike, dega Vlorë, ka deklaruar se do të depozitojë kallëzime penale për këto raste dhe kërkon hetim të menjëhershëm nga autoritetet për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë