E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkelje e rregullave të qarkullimit, 12 shofere të arrestuar në Lezhë

Dymbëdhjetë shoferë janë vënë në prangat e policisë së Lezhës pas shkeljes së rregullave të qarkullimit.

 

Sipas policisë nga të arrestuarit bëhet me dije se 9 shoferë ishin të papajisur me leje drejtimi dhe 3 nën efektin e alkoolit.

 

Reklamë

Ndërkohë, janë tërhequr 14 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe parakalim të gabuar.

 

Në vijim të këtyre kontrolleve janë vendosur 439 masa administrative48 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 146 masa për parakalim të gabuar dhe 15 masa për mospërdorim të rripit të sigurimi.

 

Gjithashtu është ndaluar përdorimi i 11 mjeteve, pasi kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë