Subscribe

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i kërkon Task Forcës së ngritur nga qeveria për monitorimin e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe apo Departamenti i Administratës Publike, të zbardhin problematikat që kanë shoqëruar gjithë procesin zgjedhor. Sipas tij, procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje, të cilat kërkojnë reagim.

 

“Por procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje të natyrave të tjera, të cilat kërkojnë reagimin e përgjegjshëm edhe të institucioneve të tjera. Është momenti që këto organizma të bëjnë publike rezultatet e punës së tyre. Në mënyrë të veçantë organet e ndjekjes penale kanë regjistruar çështje hetimore, për të cilat shqiptarët presin hetim të shpejtë, të pa ndikuar politikisht, profesional dhe të drejtë. Shqiptarët presin të bëhet publik sa më shpejt rezultati i procedimeve penale për të gjitha veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë në hetim.”

 

Për kryekomisionerin Zguri, është e nevojshme që drejtësia të vihet në vend përmes zbatimit të ligjeve.

 

“Qytetarët kanë nevojë ta shohin drejtësinë penale në fushën e zgjedhjeve në veprim dhe në lartësinë e ligjit. Pa lajme serioze, të besueshme dhe të qëndrueshme nga organet e ndjekjes penale nuk mund të ringrihet besimi i publikut tek zgjedhjet. Për këtë arsye, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira të përmbyllin me përparësi procedurat e tyre të hetimit administrativ apo penal dhe të bëjnë sa më shpejt publike rezultatet e punës së tyre.”

 

Për drejtuesin e institucionit përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, veprimtaria efikase e organeve të ngritura nga qeveria është vendimtare qe te parandalohen ngjarjet apo fenomenet e shkeljes së ligjit në fushën e zgjedhjeve në të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *