Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, për shkelje të qarkullimit rrugor.

 

Burime të besueshme të policisë, bënë të ditur ndalimin e 6 personave në sektorin e qarkullimit rrugor, dy prej të cilëve në gjendje të dehur dhe 4 pa leje drejtimi të mjetit.

 

Edhe pse jo zyrtarisht, arrestimi i 6 personave, mosha dhe identiteti i të cilëve nuk saktësohet, pohoet edhe nga Drejtoria rajonale e policisë.

 

Ky aksion u krye në bashkëpunim të policisë vendore me forca të ardhura nga Tirana, që ushtruan kontrolle edhe me radar në akset rrugore të rajonit të Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *