E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Kronikë

Shkelin rregullat e qarkullimit, pranga 4 shoferëve në Elbasan

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Sipas policisë në prangat e policisë kanë rënë shtetasit me iniciale K.C., 37 vjeç, D.L., 33 vjeç, E.S., 26 vjeç dhe K.Xh., 47 vjeç, të gjithë janë kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

 

Reklamë

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore në Elbasan janë vënë  e 143 masa administrative për shkelje të ndryshme , si parakalime të gabuar, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjeteve, mos vendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave të lejuara, mos vendosje të kaskës mbrojtëse etj.

 

Gjithashtu janë pezulluar 11 Leje Drejtimi , nga këto 6 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 5 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë