E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkelin rregullat e qarkullimit, 21 shoferë të arrestuar në Tiranë

Rrugorja e Tiranës ka vënë në pranga 21 shoferë për shkelje të rregullave në qarkullim.

 

Sipas policisë në kuadër të kontrolleve parandaluese  për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë ndaluar 12 drejtues mjetesh u arrestuan në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

 

Reklamë

Gjithashtu përveç arrestimeve, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur 45 gjoba.

 

Nuk kanë munguar 176 procedime për përdorim të  celularit gjatë drejtimit të mjetit; 134 për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse dhe 14 raste kur drejtues mjetesh, shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë