Pedagogu Ndriçim Mehmeti denoncon se në Mallakastër është shkelur urdhri i Ministrisë së Arsimit, që ndalon përfshirjen e drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar në forumet e partive politike.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Mehmeti shprehet se dy anëtare të kryesisë së PS janë drejtoresha shkolle. Ndërsa shton se Etilda Dishaj dhe Lindita Ymeri njihen po ashtu edhe si komisionere dhe vezhguese të PS në zgjedhje.

 

Teksa publikoi këto dy raste, Mehmeti hodhi akuza ndaj qeverisë, ku u shpreh se kryeministri Edi Rama ka treguar që partia është më e rëndësishme se shteti.

 

“Fatkeqësisht, dëmi më i madh që PS i ka bërë arsimit parauniversitar është politizimi i thellë i mësueve, duke i detyruar, në masë, të jenë përfaqësues të PS si numërues, komisionerë apo vëzhgues në proceset zgjedhore.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *