Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 78 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, si dhe janë  bllokuar 78 mjete.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë.

 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë , 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.

 

Te enjten, në Shkodër, gjatë kontrolleve për respektimin e vetëkarantinimit, është konstatuar shtetasi E. D., i kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020, i cili kishte dalë nga banesa dhe është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

 

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *