E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkelën masat ndaj koronavirusit/ Gjoba, heqje patente e bllokim mjetesh në 24 orët e fundit

71 persona janë ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

 

Reklamë

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. Për pasojë, atyre iu është hequr leja e drejtimit dhe bllokuar automjeti.

 

Ndërkohë, janë konstatuar 24 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe administratorët janë gjobitur me 100 mijë lekë secili.

Vazhdo të lexosh

Reklamë