E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkatërrohet “psiko-sekti” që abuzonte me të miturit, vepronte prej 30 vitesh në Itali

Policia e qytetit të Novarës zbuloi ekzistencën e një sekti “psiko-psikik”, i cili vepronte në të gjithë Italinë më shumë se 30 vjet. Ky sekt udhëhiqej nga një burrë 77-vjeçar, i cili quhej “Doktori” ose thjesht “Ai”, i cili trajtohej si hyjni.

Anëtarët e sektit, që ishin kryesisht gra dhe vajza të reja iu nënshtruan dhunës seksuale. Ato u bindën të linin familjet e tyre me premtime për të hyrë në një botë magjike, ndërsa ndëshkoheshin në mënyrë sistematike nëse nuk iu bindeshin tekave të udhëheqësit.

Reklamë

Po ashtu, sekti merrej me pastrim parash dhe udhëheqësi vendoste për anëtarët se çfarë duhet të bënin, dhe ai vetë zgjidhte se me cilën do të argëtohej.

Kreu i sektit kishte 26 bashkëpunëtorë. Në tërheqjen e anëtarëve morën pjesë edhe profesionistë të tillë si disa psikoterapistë, pronarë të dy shkollave të baletit, pronarë të dyqaneve artizanale dhe të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë