Policia spanjolle ka sekuestruar 3 ton drogë të llojit kokainë dhe vënë në pranga 11 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.

 

Sipas mediave spanjolle një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës në Europë, ishte nën drejtimin e personave me shtetësi spanjolle, kolumbiane dhe shqiptare. Si pasojë e operacionit janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.

 

Gjithashtu në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 12 kontenierë të ndryshëm. Gjithashtu janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para të thata.

 

Ndërkohë autoritetet spanjolle po punojnë për zbardhjen e plotë të funksionimit të këtij laboratori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *