Policia italiane ka shkatërruar një grup trafikantësh dhe ka zbuluar laboratorin e tyre të drogës në Frosinone të Italisë. Mes të ndalurve janë 6 italiane dhe shqiptari 29-vjeçar Endri Mato. Te arrestuarit merreshin me paketimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike. Operacioni i policisë italiane, që pasoi një hetim dy vjeçar, është zhvilluar në orët e para të mëngjesit. Në aksion morën pjesë 40 efektivë policie. Krahas arrestimeve janë sekuestruar 11 kilogram hashash, 1 kilogram kokainë e paketuar dhe 90 mijë euro. Sikurse bën me dije policia nga aktiviteti i gjashtë muajve të fundit, grupi i trafikantëve ka fituar 300 mijë euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *