Njembëdhjetë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës  për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “BISTRICA 2019”,  është bërë I mundur shkatërrimi i grupit criminal dhe ndalimi i pjesëtarëve të këtij grupi, te cilët trafikonin lëndë narkotike drejt Greqisë.

 

Gjate këtij Operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit; E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç,  të katërt banues në Fier, dhe jane  ekzekutuar urdhërat e ndalimit për  shtetasit; P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe  G.S., 27 vjeç,  të gjithe banues në Fier.

 

Sipas policisë personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

 

“Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019,  në P.K.K. Kapshticë,  është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap  duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë  kg  lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota”  që drejtohej prej tij. Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e  veprave penale ”Trafikim të lëndëve narkotikëve”, ”Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim.

Gjatë operacionit  u arrestua në Mallakastër dhe  shtetasi H. L, 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi  gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve  të zhvilluara   në tërësi  u  sekuestruan:

       145.6 kg  lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”;

       4 automjete te markave te ndryshme;

       Një sasi vlerash monetare

       14 aparate  celularë me kartat sim  të markave të ndryshme.

       3 amë zjarri dhe municion luftarak.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *