Ditën e djeshme, 19 dhjetor, Galicia (Spanjë) ishte skena e një operacioni policor kundër trafikut të drogës. Nëntë anëtarë me origjinë shqiptare, italiane, kolumbiane dhe portugeze ranë në pranga.

Operacioni nisi pas sekuestrimit në muajin prill të 1600 kilogramëve kokainë në Peniche, Portugali.

Disa inspektorë portugezë bashkëpunuan në operacionin gjigant që u zhvillua në orët e para të së martës në zonën Salnês, një komunë në Galicinë fqinje, kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Policia nga të dy vendet arrestoi nëntë persona, duke përfshirë një portugez, që dyshohet se është përgjegjës për një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të kokainës që përdor Gadishullin Iberik si një portë për në Evropë.

Sipas informacioneve nga autoritetet spanjolle, hetimet kanë filluar në vitin 2022, me sekuestrimin e tre tonëve kokainë që po udhëtonin në bordin e një anijeje me flamur afrikan, jashtë ishujve Kanarie dhe e cila ishin e destinuar për Galicinë dhe Portugalinë.

Më vonë, në prill të këtij viti, në Peniche u sekuestrua një skaf dhe 1600 kilogramë kokainë.

Në atë kohë, autoritetet nuk mundën të arrestonin asnjë nga të përfshirët, por zbuluan trupin e një peshkatari portugez, me shenja. Ai ishte viktimë e helikave të skafit, në momentin që tentoi të arratisej.

Dhe pikërisht gjatë zhvillimit të hetimeve për këtë rast dje u zhvillua operacioni në Galicia.

Përveç policisë portugeze dhe Guardia Civil, DEA (agjencia e zbatimit të drogës në Amerikën e Veriut) dhe Interpol gjithashtu bashkëpunuan në operacionin në Galicia.

Disa nga të arrestuarit janë anëtarë të shquar të klanit Piturros (galician), Kartelit Ballkanik (mafia e njohur shqiptare), Ndrangheta (mafia kalabreze, nga Italia) dhe një karteli i njohur kolumbian. I arrestuari portugez nuk ka lidhje të njohura me këto organizata kriminale.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *