E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës e prostitucionit në Itali, pranga 8 personave

Policia italiane ka shkatërruar bandën shqiptare për trafikim të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, në brendësi të Milanos dhe shesheve të Monzës.

 

Reklamë

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi I tetë shqiptarëve me lidhje familjare dhe me origjinë nga qyteti i Lezhës.

 

Sipas mediave italiane policia ka sekuestruar një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.

 

Banda trafikonte sasi të mëdha droge, rreth 15 deri 20 kg kokainë për “rrugë”, ndërsa droga shpërndahej në tregun e Lombardinës. Blerja e kokainës sigurohej nga të ardhurat e paligjshme, që vinin nga kontrolli i zonave të prostitucionit.

 

Gjithashtu bëhet me dije se grupi përdorte për shfrytëzim prostitucioni 6-7 vajza, duke fituar kështu 3000 deri 4000 euro në natë. Për ta lëshoi urdhëra të ndalimit Prokuroria e Monzës.

 

Ndërkohë që hetimi në lidhje me bandën kishte nisur që në vitin 2017.

Vazhdo të lexosh

Reklamë